Gruda i PDK-së: Edhe nëse është gabim teknik, Mitrovica duhet të shkoj në rivotim – Ky gabim ka ndikim thelbësor në rezultat

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda sot në një konferencë për media se edhe nëse problemi me numra serik në fletëvotime në procesin e votimit në Mitrovicë, është gabim teknik ai duhet të sanohet. Ai ka thënë se edhe nëse është i tillë, kjo nuk e zhbën faktin që Mitrovica duhet të shkoj në rivotim, shkruan…

Lajme

11/11/2025 12:40

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda sot në një konferencë për media se edhe nëse problemi me numra serik në fletëvotime në procesin e votimit në Mitrovicë, është gabim teknik ai duhet të sanohet.

Ai ka thënë se edhe nëse është i tillë, kjo nuk e zhbën faktin që Mitrovica duhet të shkoj në rivotim, shkruan lajmi.net.

“Një gabim teknik që ka ndikim përmbajtësor në rezultatin e procesit zgjedhor nuk mund të lihet vetëm si i tillë pa u sanuar. Sanimi këtu mund të ndodh vetëm me rivotim. Në praktikën e PZAP-së dhe jurisprudencën e Gjykatës Supreme të Kosovës, gjithmonë është thënë që edhe kur është gabim teknik, nëse ai ka peshë për rezultatin zgjedhor ai duhet të sanohet. Në këtë rast, sanimi i vetëm që mund të ndodh është përsëritja e zgjedhjeve në Mitrovicë, është rivotimi, pra dhënia e shancës së qytetarëve të Mitrovicës që të votojnë të lirë, me ndërgjegjen e tyre dhe të sigurohen se numërimi i votave është i drejtë”, ka thënë Gruda.

Ai ka thënë se qytetarët e Mitrovicës nuk besojnë se vota e tyre ka shkuar aty ku kanë dashur.

Gruda ka komentuar edhe deklaratën e kryetarit të Skënderajt, Fadil Nurës i cili tha se dy anëtarët e PDK-së në KQZ duhet të japin dorëheqje.

“Dy përfaqësuesit tanë në KQZ, sapo kanë marrë informacionet nga komisionerët tanë në Mitrovicë, kanë shkuar atje, janë angazhuar me gjithë ekipin për të punuar që e vërteta të zbardhet. Mendoj se ata kanë kryer punën e tyre siç duhet dhe siç e kërkon ligji”, ka thënë Gruda.

Një problem me numra serik është hasur edhe në Gjakovë, për çka Gruda tha se duhet të merren me të subjektet që janë në garë, ndërsa për informacionet që ka fletëvotime të pavulosura, ka thënë se do t’i verifikojnë dhe t’i paraqesin në PZAP. /Lajmi.net/