Ndalja e numërimit e hetimi i Prokurorisë e bën Haxhiun t’i dalë në mbrojtje Pecit: Nga PDK duan ta marrin rezultatin në tavolinë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me zhvillimet në jug të Mitrovicës. Ish-ministres së Drejtësisë nuk i ka pëlqyer aspak fakti se në jug të Mitrovicës po nis një hetim në lidhje me raportimet për vjedhje të votave edhe pse Prokuroria e vendosi një gjë të tillë duke pasur parasysh…
Lajme
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar në lidhje me zhvillimet në jug të Mitrovicës.
Ish-ministres së Drejtësisë nuk i ka pëlqyer aspak fakti se në jug të Mitrovicës po nis një hetim në lidhje me raportimet për vjedhje të votave edhe pse Prokuroria e vendosi një gjë të tillë duke pasur parasysh provat e dëshmuara dje në QKN.
Ajo deklaroi se rezultati në Mitrovicë u dëshmua dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor, transmeton lajmi.net.
E sipas saj vetëm shkaku i kësaj humbje, PDK po tenton që përmes studiove televizive të marrin rezultatin në tavolinë.
“Vetë e ngritën vorbullën në Mitrovicë duke dashur të sulmojnë njëkohësisht edhe Mitrovicën edhe Albin Kurtin për t’i akuzuar më pas se Mitrovica nuk i vlerëson dhe se nuk është bërë asgjë për të. Por vorbulla u kthye në bumerang. Rezultati u dëshmua qartë dy herë, më 12 tetor dhe më 9 nëntor.Dhe kur dështimi është kaq flagrant, natyrshëm kombinimi i dështimit të PDK-së dhe disa hibridëve del sërish në skenë. Tani, meqë nuk arritën të fitojnë as në terren e as përmes studiove televizive, duan ta marrin rezultatin në tavolinë”,deklaroi Haxhiu.
Por Albulena Haxhiu tha se Mitrovica ka folur qartë dhe pastër, “aq shumë, sa asnjë insinuatë nuk mund t’u bëjë më punë.”/Lajmi.net/