Hill: Menduam se personi i cili do të kishte syzet e diellit më shtrenjta do të ishte udhëheqësi i UÇK-së, por kjo nuk funksiononte në Kosovë
Christopher Hill, po vazhdon deklarimin e tij në Hagë, derisa ka thënë se intersimi i tij me UÇK-në, ishte që të gjente një grup njerëzish në mënyrë të tillë që të mështeteshin marrëveshjet për autonominë. Hill po merret në pyetje nga prokurori Pach, i cili edhe u pyet rreth asaj se aso kohe ishte deklaruar…
Lajme
Christopher Hill, po vazhdon deklarimin e tij në Hagë, derisa ka thënë se intersimi i tij me UÇK-në, ishte që të gjente një grup njerëzish në mënyrë të tillë që të mështeteshin marrëveshjet për autonominë.
Hill po merret në pyetje nga prokurori Pach, i cili edhe u pyet rreth asaj se aso kohe ishte deklaruar se armëpushimi për pavarësinë nuk do të ishte një zgjidhje.
I pyetur për Junik Abazin, Hill, ka deklaruar se me aq sa mban mend ai nuk mund të fliste shumë për UÇK-në, teksa thotë se kjo mund të jetë një arsye se për e ka shkruar në artikull dhe nuk e kishte diskutuar me Hill, po ashtu sipas Hill ai më tepër jepte slogane se sa analiza.
Pach: A ju kujtohet se jeni përpjekur të takoheni me anëtar të UÇK-së, me 26 qershor ’98 kur keni shkuar në Kijevë në post bllokun e UÇK-së?
Hill: Po më kujtohet.
Pach: Ju shpresonit të takonit UÇK dhe keni kërkuar që t’ju dërgojnë te udhëheqësi i tyre?
Hill: Kështu është kjo, ishte ideja e Holbrook nëse do të mund të gjejmë dikë si pikë kontakti unë isha skeptik sepse kjo ishte në post bllok por për respekt shkova për të parë.
Pach: Ju kishit arritur në një përfundim se personi më i lartë me të cilin mund të bisedoje në post bllok ishte personi me syzet më të shtrenjta?
Hill:… Dhe po kjo ka qenë një koment jo shumë serioz për të përcaktuar gjeneralin ishte më shumë një koment që e kisha parë diku tjetër personat e veshur me rroba më të mira ishin më të lartë në gradë.
Pach: Gjatë javës së kaluar keni thënë se në post bllok nuk ishte në plan personi me syze dielli?
Hill: E sakt edhe pse kjo është një shpjegim pak i thjesht teknika që duhej mbështetur në syze dielli aty nuk funksiononte.
Pach: Pas një ore një luftëtar u afrua dhe ju tregoi se ishte pjesë e komandës së Drenicës dhe kaq ishte i autorizuar?
Hill: Po saktë.
Pach: Ai tha se ju mund të largoheshit por shoferi jo, pse?
Hill: Po sepse shoferi ishte serb ai punonte për ambasadën amerikane në Beograd.
Pach: Ju keni dëshmuar se makina juaj u gjuajt me armë zjarri në shtime 28 korrik ’98 saktë?
Hill: Nuk është se u qëllua drejt makinës disa plumba kishin prekur makinën nga luftëtar dhe ishte një vijë e policisë serbe të cilës makina e jonë arrit dhe një një distanc më të largët dhe nga aty kishte persona që qëllonin ndaj policisë serbe, ne kishim përpjekjeje të vazhdueshme për të gjetur dikë nga UÇK për të biseduar, rruga nuk ishte e sigurt.
Pach: A ishte Blerim Shala me ju?
Hill: Po ai ishte me ne dhe Fehmi Agani i cili ishte zëvendës kryetar i LDK.
Pach: A ju kujtohet Mehmet Hajrizi të ketë qenë me ju?
Hill: Jo nuk më kujtohet të ketë qenë kanë qenë Hydajet Hajrizi e Veton Surroi ndërsa në pjesën përpara nuk kishim staf.
Pach: ju po shkonit drejt Kleçkës kur ndodhi incidenti?
Hill: Nuk më kujtohet Kleçka por mendoj se po shkonim në Likoc, ajo se çka më kujtohet nga ky luftim ku përfunduam në mënyrë jo të qëllimshme më kujtohet se Fehmi Agani tha ky është provokim që do të thotë se forcat serbe filluan të na sulmojnë për të na ndaluar të mos shkojmë në atë drejtim për të mos shkuar për tu takuar me UÇK unë i thash se mund të ketë qenë provokim por i suksesshëm ne u kthyem pas. /Lajmi.net/