Fletëvotime pa vula fare, e fletëvotime me nga dy vula- Pamje të reja nga numërimi i fletëvotimeve që u ndalua tanimë në Mitrovicë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i cili mbrëmë raportoi se si ishin gjetur parregullësi në kuadër të numërimit të votave në Mitrovicën e jugut, sot reagoi sërish. Behrami ka publikuar edhe një dokument në kuadër të zgjedhjeve, e i cili mban dy vula të vendosura mbi njëra-tjetrën. Behrami duke folur për vjedhjen e votave që…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami i cili mbrëmë raportoi se si ishin gjetur parregullësi në kuadër të numërimit të votave në Mitrovicën e jugut, sot reagoi sërish.
Behrami ka publikuar edhe një dokument në kuadër të zgjedhjeve, e i cili mban dy vula të vendosura mbi njëra-tjetrën.
Behrami duke folur për vjedhjen e votave që raportohet se u bë në Mitrovicë, përmendi edhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.
“Kur filluan t’i hapnin kutitë në Mitrovicë, u dëgjuan piskama. Kur e panë Albini i kishte pasur duart në to!”, tha ai.
Përpos kësaj një video tjetër shfaq edhe një fletëvotim pa vulë fare.
“Çrregullimet” e numrave serikë e probleme të shumta me vula u shfaqën prej dje në qendrën e numërimit ku Prokuroria mori vendim që të ndalohet puna./Lajmi.net/