Prokuroria po heton dyshimet për parregullsi në votimin në Mitrovicë, Murati thotë se VV “shquhet për ruajtje votash”

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas dyshimeve për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë të Jugut. Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tash e sa vite Kosova shquhet për zgjedhje të lira pa probleme të theksuara për çka ka thënë se merr edhe lëvdata nga ndërkombëtarët, për…

Lajme

11/11/2025 11:05

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka reaguar pas dyshimeve për parregullsi në procesin e votimit në Mitrovicë të Jugut.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se tash e sa vite Kosova shquhet për zgjedhje të lira pa probleme të theksuara për çka ka thënë se merr edhe lëvdata nga ndërkombëtarët, për çka ka thënë se një meritë e madhe për këtë i shkon VV-së.

“Vetëvendosje me komisionerët dhe vëzhguesit e saj, të cilët ndër vite kanë mbrojtur votën dhe integritetin e zgjedhjeve qoftë edhe me trupat e tyre. Këtë meritë tashmë na e kanë pranuar publikisht edhe kundërshtarët tanë politikë”, ka thënë Murati.

Sipas tij, para se VV të futej në garë zgjedhore, zgjedhjet në Kosovë karakterizoh4eshin me vjedhje industriale të votave e me vendvotime ku dalja ishte sa 120% e numrit të mundshëm të votuesve.

“Kjo ndodhte kryesisht në zona që njiheshin si bastione të PDK-së. Prandaj kur pikërisht PDK-ja tash bërtet “kapeni hajnin”, kjo akuzë në fakt është rrëfim për mëkatin e tyre njësoj sikurse mëkatari që rrëfehet për mëkatet që ka bërë. Partia që do të hyjë në histori se i nxorri simpatizuesit e saj në shesh për të festuar humbjen, jo një herë por dy herë brenda një muaji, tash po kërkon shfajësim për dështimin. Turp!”, ka shkruar Murati. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: