Wesley Clark nis dëshminë e tij të martën – blloku i fundit i dëshmitarëve nga mbrojtja

Në gjykimin që po mbahet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseilt, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këtë javë dhe javën e ardhshme janë planifikuar seanca gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore. Kjo është bërë e ditur sot nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ish-ambasadori amerikan,…

Lajme

11/11/2025 10:51

Në gjykimin që po mbahet ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veseilt, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit për këtë javë dhe javën e ardhshme janë planifikuar seanca gjyqësore ku do të dëshmojnë blloku i fundit i dëshmitarëve të mbrojtjes në këtë çështje gjyqësore.

Kjo është bërë e ditur sot nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ish-ambasadori amerikan, Christopher Hill nisi dje dëshminë e tij e cila po vazhdon edhe sot. E në fund të javës pritet që të dëshmojë edhe një dëshmitar tjetër.

Kurse ish-komandanti i NATO-s, Wesley Clark është planifikuar të fillojë dëshminë të martën e javës që vjen, më saktësisht më 18 nëntor, transmeton lajmi.net.

Për dhënien e dëshmisë së tij u planifikuan seancat më 19 dhe 20 nëntor, kurse më 21 nëntor planifikohet të jetë ditë rezervë, në rast nevoje.

Të gjitha seancat e javës që vjen aktualisht janë planifikuar të fillojnë në orën 09:00 dhe pritet të jenë kryesisht publike. Seancat mund të ndiqen në të tri gjuhët e Gjykatës – shqipe, serbishte dhe anglishte – përmes faqes së internetit të DHSK-së, me 45 minuta vonesë./Lajmi.net/