Vjosa Osmani deklarohet për çështjen e mandatarit, përmend faktin se kanë mbetur vetëm edhe disa ditë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit politike si dhe procesin e ngecur tanimë të krijimit të qeverisë së re. Ani pse po bëhen gati një vit nga mbajtja e zgjedhjeve, vendi vazhdon të jetë me qeveri në detyrë. Pasi Albin Kurti dështoi që të krijojë qeverinë me kabinetin…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit politike si dhe procesin e ngecur tanimë të krijimit të qeverisë së re.
Ani pse po bëhen gati një vit nga mbajtja e zgjedhjeve, vendi vazhdon të jetë me qeveri në detyrë.
Pasi Albin Kurti dështoi që të krijojë qeverinë me kabinetin e propozuar të drejtuar nga ai, Vetëvendosje po tenton edhe një mundësi tjetër.
VV-ja zgjodhi emrin e Glauk Konjufcës për të mandatuar më pas nga presidentja Vjosa Osmani.
Derisa afati kushtetues veçse po afrohet në fund, Osmani u deklarua sot se çfarë po ndodhë, transmeton lajmi.net.
Osmani tha se seanca duhet të ftohet brenda afatit dhe se kanë mbetur edhe pak ditë.
“Seanca duhet të ftohet brenda afatit kushtetues, kanë mbetur edhe pak ditë. Unë nuk mund ta paragjykoj”, ka theksuar Osmani, duke nënvizuar se do të respektohen të gjitha procedurat kushtetuese.
Pavarësisht kësaj tendence, partitë e tjera janë shprehur kundër idesë që Vetëvendosje të tentoj formimin e qeverisë edhe njëherë.
Madje nga PDK, LDK e AAK kanë deklaruar se nuk kanë votë as për Glauk Konjufcën.
Albin Kurti arriti që t’i ketë 56 vota, derisa mbetet të shihet nëse Konjufca arrin t’i sigurojë 61 sa edhe duhen për kabinet qeveritar./Lajmi.net/