“Shaun më tha se takimi me ta ishte një mundësi e mirë sepse ishin në UÇK” – Hill tregon për takimin e 6 nëntorit me Krasniqin e Thaçin

Ambasadori Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, të cilën e ka filluar dje. Ai sot para trupit gjykues tha se më 6 nëntor ishte takuar për herë të parë me Jakup Krasniqin, dhe në atë takim ishte Thaçi. Hill tha se arsyeja e këtij takimi ishte pasi ai kishte punë për të…

Lajme

11/11/2025 10:42

Ambasadori Christopher Hill po vazhdon dëshminë e tij në Hagë, të cilën e ka filluar dje.

Ai sot para trupit gjykues tha se më 6 nëntor ishte takuar për herë të parë me Jakup Krasniqin, dhe në atë takim ishte Thaçi.

Hill tha se arsyeja e këtij takimi ishte pasi ai kishte punë për të krijuar një plan për t’i dhënë fund konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Shaun Byrnes, i kishte thënë se takimi me Krasniqin e Thaçin ishte një mundësi e mirë sepse ata ishin në UÇK.

Në gjykatë është paraqitur një kablogram pas këtij takimi, ku thuhej se UÇK kishte nevojë për 3 javë për të koordinuar përgjigjen për draftin e parë të ambasadorit Hill.

Hill tha se kishte shumë vonesa, dhe se ky kablogram ka ardhur drejtpërdrejtë nga Shaun Byrnes në ambasadën në Beograd, aty është shtypur dhe është dërguar si tablogram nga Be4ogradi.

“Është hera e parë që e shoh këtë dokument ose mbase e kam parë para 25 viteve. Ky dokument tregon që Shaun mendoi se vonesat ishin teknike e jo nga personeli, ishin shkaktuar nga mungesa e pajisjeve përkatëse. Unë mendoj se kjo vonesë nuk u shkaktua nga pajisjet por nga mungesa e një personi përgjegjës”, ka thënë Hill. /Lajmi.net/