Qëndrimet e partisë lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë, PDK mban sot konferencë për media

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda do të mbaj sot një konferencë për media. PDK përmes një komunikate për media, ka thënë se Gruda do të flet lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net. Konferenca do të mbahet nga ora 12:00 në selinë qendrore të PDK-së. “Në konferencë do të paraqiten…

Lajme

11/11/2025 10:13

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda do të mbaj sot një konferencë për media.

PDK përmes një komunikate për media, ka thënë se Gruda do të flet lidhur me zhvillimet e fundit dhe situatën paszgjedhore në Mitrovicë, shkruan lajmi.net.

Konferenca do të mbahet nga ora 12:00 në selinë qendrore të PDK-së.

“Në konferencë do të paraqiten qëndrimet e Partisë Demokratike të Kosovës lidhur me procesin zgjedhor në Mitrovicë dhe hapat institucionalë që po ndërmerren për mbrojtjen e vullnetit të qytetarëve”, thuhet në komunikatën për media. /Lajmi.net/