Hill për Thaçin: S’besoj se ai ishte i përfshirë në veprimtari të paligjshme -Isha skeptik se ideja e një konference ndërkombëtare do të arrinte diçka

Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme. “Tani koha nuk i shëron të gjitha plagët por mendo se pas 25 vitesh është kohë e…

Lajme

11/11/2025 10:31

Dëshmitari Christopher Hill, ish-ambasador i ShBA-së në Serbi, ka shpjeguar arsyen pse vendosi të dëshmojë në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai theksoi se nuk beson se Thaçi ka qenë i përfshirë në veprimtari të paligjshme.

“Tani koha nuk i shëron të gjitha plagët por mendo se pas 25 vitesh është kohë e madhe që të mendohen gjërat dhe nuk kam arsye të besoj e Thaçi ishte i përfshirë në aktivitete të tilla apo të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme dhe mesa e kuptoj unë ai është mbajtur i burgosur lidhur me këto çështje pra mua kur mu kërkua kjo gjë nuk kontaktova njerëz njerëzit më  kontaktuan mua dhe ndjeva se duhet të vija”, ka thënë Hill.

Po ashtu Hill po vazhdon të merret në pyetjen nga avokati Dixon, si më poshtë: 

Dixon: Më poshtë do të jua tregoj dokumentin e Blerim Shalës, pra pyetjet e bëra?

Në atë periudhë  e dinit kush ishin përgjegjës të UÇK-së, përgjigjja juaj ishte nuk mund të kishte sukses po të kërkohej kush ishte përgjegjës i UÇK0së, dhe juve u bënë disa pyetje lidhur me peridhën kohore dhe përgjigja juaj ishte në fund të vjeshtës 98.

Dixon: Po dua të u tregoj disa dokumenta për të gjetur datën për të cilën bëhet fjalë, z.Shala fillon të bëjë pyetje lidhur me diçka që ishte refuzuar nga diplomacia franceze në dhjetor të ’98 dhe vazhdon më tej me pyetjen ju ishte thënë në dhjetor të 98, se ju ishit duke ecur drejt idesë së një konference ndërkombëtare.

Hill: Po e shoh nuk jam i sigurt nëse më kujtohet nëse jam pyetur për Konferencë ndërkombëtare deri në momentin që Albright më ka thirrur që besa ka ndodhur më vonë se sa në periudhën e dhjetorit dua të theksoj se ka ndodhur shpesh në këto rrethana pa në rrethana konflikti kur ishte e vështir të zgjidhej ndodh shpesh që njerëzit të thonë pse mos t’i mbledhim të gjithë bashkë në një dhomë unë isha skpetik dhe në fakt i lodhur nga ideja së Dejton ishte modeli për të zgjidhur problemin e Kosovës, të cilin e shihja si konflikt krejt ndryshe.

Dixon: Ju shpreheni se njerëzit vazhdimisht propozonin konferenca por ju ishit skeptik lidhur me atë se çfarë mund të arrihej në këtë rast?

Hill: Është interesante se pas 25 vitesh të këtyre komenteve kam të njëjtin vlerësim apo komente. /Lajmi.net/