Zyrtari i VV- së shpërndau menjëherë sqarimin e KQZ-së, reagon Behramaj: “Turrja” e Vetëvendosjes tregon se si tentohet të mbyllet çështja
Ish këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar swrish ashpër pas zhvillimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë. Behramaj, ka reaguar sërish, pasi zyrtari i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka shpërndarë reagimin e KQZ-së, të cilët thanë se situata me fletëvotimet në Mitrovicë është një gabim teknik. Sipas Behramaj LVV, po tenton të fshehë…
Lajme
Ish këshilltari i Thaçit, Adil Behramaj ka reaguar swrish ashpër pas zhvillimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Mitrovicë.
Behramaj, ka reaguar sërish, pasi zyrtari i LVV-së, Arlind Manxhuka, ka shpërndarë reagimin e KQZ-së, të cilët thanë se situata me fletëvotimet në Mitrovicë është një gabim teknik.
Sipas Behramaj LVV, po tenton të fshehë atë që u pa. /Lajmi.net/
Postimi i plotë:
Turrja e Vetëvendosjes për ta shpërndarë “sqarimin” e KQZ-së për fletëvotimet që shëtiten nga vendvotimi A në vendvotimin B, tregon shumë si po tentohet të mbyllet kjo çështje.
Nuk mund të fshihet ajo që u pa. KQZ ka dështuar të sigurojë integritetin dhe besueshmërinë e procesit zgjedhor.