Votat e 25 vendvotimeve për Pecin dhe Tahirin: Ky është përditësimi i fundit nga Qendra Komunale

Numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë  për balotazhin mes Faton Pecit dhe Arian Tahirit për kryetar të komunës po vazhdon. Pas raportimeve për dyshime, tashmë janë përditësuar të dhënat e 25 vendvotimeve që janë procesuar nga KQZ. Sipas këtij përditësimi, nga kjo përqindje, 4 mijë e 186 vota janë për Pecin,…

Lajme

10/11/2025 22:45

Numërimi i votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë  për balotazhin mes Faton Pecit dhe Arian Tahirit për kryetar të komunës po vazhdon.

Pas raportimeve për dyshime, tashmë janë përditësuar të dhënat e 25 vendvotimeve që janë procesuar nga KQZ.

Sipas këtij përditësimi, nga kjo përqindje, 4 mijë e 186 vota janë për Pecin, ndërsa 4 mijë e 154 për Tahirin.

Sipas Rregullores Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit, në këto qendra bëhet verifikimi i rezutateve nga formularët që janë plotësuar në vendvotime, pas numërimit të fletëvotimeve.