Dyshimet për “Tren qeveritar” në Mitrovicë, Drejtori Kadriu jep detaje: Puna është pezulluar janë ngritur dyshime të forta
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka ngritur shqetësime për procesin e numërimit të votave në QKN në Mitrovicë. Kadriu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse. Teksa ka bërë të ditur se aktualisht është në…
Lajme
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ferdi Kadriu ka ngritur shqetësime për procesin e numërimit të votave në QKN në Mitrovicë.
Kadriu përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se janë evidentuar fletëvotime me numër serik të ndryshëm nga klasa përkatëse.
Teksa ka bërë të ditur se aktualisht është në detyrë ndërrimi i dytë, por procesi është ndërprerë nga organet e rendit dhe të drejtësisë, ndërsa numëruesit janë larguar nga salla dhe puna është pezulluar.
Lajmi.net, ka kontaktuar me institucionet përkatëse dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: