Ndalet rinumërimi në Mitrovicë, raportohet se Policia e Prokuroria janë futur në vendin ku po numërohen votat
Është ndalur rinumërimi në Mitrovicë. Sipas Jepi Zë, Policia e Prokuroria janë futur në vendin ku po numërohen votat. Kjo vjen pas raportimeve për manipulim të votave atje. Ishte deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, i cili publikoi fotografi për mundësi të vjedhjes së votave, duke e quajtur “Tren qeveritar” Lidhur me këtë lajmi.net,…
Lajme
Është ndalur rinumërimi në Mitrovicë.
Sipas Jepi Zë, Policia e Prokuroria janë futur në vendin ku po numërohen votat.
Kjo vjen pas raportimeve për manipulim të votave atje.
Ishte deputeti nga radhët e PDK-së, Artan Behrami, i cili publikoi fotografi për mundësi të vjedhjes së votave, duke e quajtur “Tren qeveritar”
Lidhur me këtë lajmi.net, ka kontaktuar me Policinë dhe është në pritje të një përgigje zyrtare. /Lajmi.net/