Messi viziton ‘Camp Nou-n’, postimi që preku zemrat e tifozëve
Lionel Messi është rikthyer në mënyrë sekrete në stadiumin legjendar “Camp Nou”, aty ku nisi dhe shkroi historinë e tij të artë me Barcelonën. Ylli argjentinas ndau më pas një postim prekës në rrjetet sociale, duke shprehur mallin e madh për klubin dhe tifozët katalanas. “Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me…
Sport
Lionel Messi është rikthyer në mënyrë sekrete në stadiumin legjendar “Camp Nou”, aty ku nisi dhe shkroi historinë e tij të artë me Barcelonën.
Ylli argjentinas ndau më pas një postim prekës në rrjetet sociale, duke shprehur mallin e madh për klubin dhe tifozët katalanas.
“Mbrëmë u ktheva në një vend që më mungon me gjithë shpirt. Një vend ku isha jashtëzakonisht i lumtur, ku ju më bëtë të ndihem mijëra herë personi më i lumtur në botë. Shpresoj që një ditë të mund të kthehem, dhe jo vetëm për të thënë lamtumirë si lojtar, pasi nuk pata kurrë mundësi”, ka shkruar Messi, i cili tashmë është pjesë e klubit amerikan, Inter Miam.

Ky mesazh ka prekur zemrat e miliona tifozëve në mbarë botën, ndërsa shumë prej tyre shpresojnë që as-i argjentinas të rikthehet një ditë në Barcelonë, në ndonjë rol tjetër, ndoshta si ambasador apo trajner.