5 komuna nën drejtim, reagon Haradinaj: Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor të balotazhit, i cili u zhvillua dje. Haradinaj tha se Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike, ku falënderoj institucionet që sipas tij kryen një punë të shkëlqyer. Haradinaj gjithashtu tha se dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike…
Lajme
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar në lidhje me procesin zgjedhor të balotazhit, i cili u zhvillua dje.
Haradinaj tha se Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike, ku falënderoj institucionet që sipas tij kryen një punë të shkëlqyer.
Haradinaj gjithashtu tha se dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës, ku morën 5 komuna nën qeverisje e do të jenë në bashkëqeverisje në 10 komuna.
Kreu i AAK-së shprehu mirënjohje t thellë për aktivistët dhe strukturat e AAK-së, veçanërisht atyre në diasporë.
“Për mua, dhe për secilin prej nesh, ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët.”,tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,
Edhe një herë, Kosova dëshmoi se di të organizojë zgjedhje me standarde të larta demokratike. Me këtë rast, shpreh vlerësimin dhe falënderimin tim për të gjitha institucionet e vendit për punën e shkëlqyer që kanë bërë.
Dita e djeshme konfirmoi fuqinë politike dhe stabilitetin e Aleancës. Kemi triumfuar në 5 komunat ku kemi qeverisur, ndërsa do të jemi në bashkëqeverisje në mbi 10 komuna. Në kuvendet komunale, Aleanca përfaqësohet me 98 asambleistë.
Andaj, dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për të gjithë aktivistët dhe strukturat tona, veçanërisht atyre në Diasporë, të cilët treguan përkushtim dhe vërtetësi në çdo hap.
Për 87.358 qytetarët që na besuan dhe mbështetën projektin tonë politik, ju siguroj se do të punojmë edhe më me ngulm për ta respektuar këtë besim, duke punuar, avancuar dhe u reformuar për zgjedhjet e ardhshme.
Kryetarëve Ardian Gjini në Gjakovë, Bali Muharremaj në Suharekë, Bashkim Ramosaj në Deçan, Smajl Latifi në Rahovec dhe Zenun Elezaj në Klinë, ju them faleminderit nga zemra. Ju treguat se jeni vlera e vazhdimësisë së transformimit të komunave që qeverisni, me punë konkrete dhe qeverisje të përgjegjshme për çdo qytetar.
Për mua, dhe për secilin prej nesh, ky është një rezultat i madh dhe një konfirmim i qartë se modeli i qeverisjes së Aleancës sjell ndryshime reale dhe pozitive për qytetarët.
Aleanca, është këtu dhe do të mbetet me rezultate e punë edhe më të madhe.
Faleminderit!./Lajmi.net/