Arrestohet një i mitur në Istog, bashkë me nënën penguan arrestimin e tij – Lëndohet një polic, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një i mitur në Istog, është arrestuar dje rreth orës 22:22. Ai nuk i është ndalur zyrtarëve policorë ndërsa pasi është ndalur, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtar ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit ka penguar zyrtarët policorë. Polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari…
Lajme
Një i mitur në Istog, është arrestuar dje rreth orës 22:22. Ai nuk i është ndalur zyrtarëve policorë ndërsa pasi është ndalur, i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët.
Gjatë arrestimit një zyrtar ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit ka penguar zyrtarët policorë.
Polici i lënduar ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari i mitur është dërguar në mbajtje.
“Rr. 20 Qershori, Istog 09.11.2025 – 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policor dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/