Theri me thikë një person në Gllogoc, arrestohet i dyshuari
Një person është arrestuar më 9 nëntor, pas mesnate në fshatin Korroticë të Poshtme të Gllogocit. Ai dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net. I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. “Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është…
Lajme
Një person është arrestuar më 9 nëntor, pas mesnate në fshatin Korroticë të Poshtme të Gllogocit.
Ai dyshohet se ka therur me thikë një person tjetër, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.
I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Korroticë e Poshtme, Gllogoc 09.11.2025 – 02:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se e kishte therur me mjet të mprehtë – thikë viktimën mashkull kosovar, i cili ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/