Kush, cilat komuna i fitoi? LDK dhe VV barazojnë numrin e komunave që do udhëheqin
Qytetarët iu drejtuan dje kutive të votimit për të dytën herë, pas zgjedhjeve që u zhvilluan më 12 tetor. Në balotazhin e djeshëm 18 komuna pritën deri në orët e mbrëmjes për të ditur se kush do të drejtoj me to. Kësisoj bazuar në të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor del se tash e…
Lajme
Qytetarët iu drejtuan dje kutive të votimit për të dytën herë, pas zgjedhjeve që u zhvilluan më 12 tetor.
Në balotazhin e djeshëm 18 komuna pritën deri në orët e mbrëmjes për të ditur se kush do të drejtoj me to.
Kësisoj bazuar në të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor del se tash e tutje LDK dhe Vetëvendosje do të udhëheqin me nga shtatë komuna, kurse PDK-ja do të ketë nën drejtim gjashtë komunë.
Kurse AAK-ja për dallim nga 12 tetori ku pati vetëm fitoren e Deçanit mbrëmë arriti që të kthejë fitoren edhe në 4 komuna të tjerë duke i bërë gjithsej 5 komuna të cilat do t’i drejtoj, transmeton lajmi.net.
Kësisoj del se Lista Serbe do të drejtojë në fakt më tepër komuna 10 gjithsej derisa Nisma e Kosovës do të udhëheq me Malishevën që drejtoi edhe në katër vitet e kaluar.
Nga balotazhi:
LDK: Prishtinë, Pejë, Dragash, Viti dhe Junik
LVV: Mitrovicë e Jugut, Fushë Kosovë, Gjilan dhe Obiliq
AAK: Gjakovë, Suharekë, Klinë dhe Rahovec
PDK: Prizren, Vushtrri dhe Kaçanik
LISTA SERBE: Kllokot
Partia turke KDTP: Mamushë
Në rezultatet e KQZ-së nuk përfshihen votat me postë dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në rundin e parë – të 12 tetorit – rezultatet kanë qenë kështu:
LVV: Kamenicë, Podujevë dhe Shtime
PDK: Skënderaj, Ferizaj, Hani i Elezit
LDK: Istog dhe Lipjan
AAK: Deçan
LISTA SERBE: Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug, Partesh dhe Mitrovicë e Veriut.
NISMA: Malishevë
Në Drenas ka fituar iniciativa e Ramiz Lladrovcit./Lajmi.net/