Përfundon numërimi i votave në Mitrovicë, Faton Peci i pari me 53,47%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas numërimit të të gjitha vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut. Sipas këtyre rezultateve, kryetar i Komunës së Mitrovicës do të jetë Faton Peci nga VV. Peci ka marrë 53,47% të votave, ndërkaq kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka marrë 46,53% të votave. Këto rezultate…

Lajme

10/11/2025 08:10

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet pas numërimit të të gjitha vendvotimeve në Mitrovicë të Jugut.

Sipas këtyre rezultateve, kryetar i Komunës së Mitrovicës do të jetë Faton Peci nga VV.

Peci ka marrë 53,47% të votave, ndërkaq kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri ka marrë 46,53% të votave.

Këto rezultate janë nga vendvotimet e rregullta, ndërkaq gjatë ditëve në vijim priten të numërohen edhe votat me kusht, ato të personave me nevoja të veçanta dhe votat me postë. /Lajmi.net/