Gara mes Ardianëve në Gjakovë, Exit Polli i UBO Consulting e nxjerr fitues Gjinin e AAK-ë

Sot, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Ndër këto komuna, ka qenë edhe ajo e Gjakovës. Në këtë komunë, në balotazh kanë qenë kryetari aktual i Gjakovës, i cili ka qenë kandidat i AAK-së edhe për një mandat, Ardian Gjini, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Gjakovës,…

Lajme

09/11/2025 19:06

Sot, në 18 komuna të Kosovës është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Ndër këto komuna, ka qenë edhe ajo e Gjakovës.

Në këtë komunë, në balotazh kanë qenë kryetari aktual i Gjakovës, i cili ka qenë kandidat i AAK-së edhe për një mandat, Ardian Gjini, dhe kandidati i VV-së për kryetar të Gjakovës, Ardian Gola.

Sipas Exit Pollit të UBO Consulting, Gjakovën e ka fituar edhe për një mandat, Ardian Gjini i AAK-së me 58,3% të votave ndërsa i dyti ka dal Ardian Gola i VV-së me 41,7%/Lajmi.net/