Mbi 28% të qytetarëve votuan deri në ora 17:00, Mamusha, Juniku e Obiliqin janë të parat
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat nga dalja e qytetarëve për të votuar deri në ora 17:00. Nga publikimi i 99,08% të vendvotimeve të rregullta, pa ato me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe ato me postë, deri në ora 17:00 në 18 komunat që janë në balotazh kanë votuar 28,43% të…
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka përditësuar të dhënat nga dalja e qytetarëve për të votuar deri në ora 17:00.
Nga publikimi i 99,08% të vendvotimeve të rregullta, pa ato me kusht, personave me nevoja të veçanta dhe ato me postë, deri në ora 17:00 në 18 komunat që janë në balotazh kanë votuar 28,43% të qytetarëve.

Nga 18 komuna, dalja më e madhe e qytetarëve ka qenë në Mamushë, Junik e Obiliq.
Në Mamushë kanë votuar 65,12% të qytetarëve, apo 2 mijë e 857 votues nga 4 mijë e 387 qytetarë me të drejtë vote. Në Komunën e Junikut, kanë dal 50,01% të qytetarëve, apo gjithsej 2 mijë e 426 votues nga 4 mijë e 851 qytetarë me të drejtë vote.
Në Obiliq, nga 26 mijë e 210 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 11 mijë e 243 qytetarë apo 42,90%.
Pas këtyre komunave, e katërta me përqindjen më të lartë të daljes në votime është Mitrovica e Jugut ku po garon Arian Tahiri i PDK dhe Faton Peci i VV-së. /Lajmi.net/
