Musliu publikon një video – Eskorta e Kurtit largohet nga Mitrovica
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një video të eksortës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke u larguar nga Mitrovica e Jugut. “Makineria shtetrore përballë Arian Tahirit! Albin Kurti kthehet nga Mitrovica me 200km/h”, ka shkruar Musliu, transmeton lajmi.net. Sot, Kurti shumicën e ditës ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës së Jugut, duke…
Lajme
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka publikuar një video të eksortës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti duke u larguar nga Mitrovica e Jugut.
“Makineria shtetrore përballë Arian Tahirit! Albin Kurti kthehet nga Mitrovica me 200km/h”, ka shkruar Musliu, transmeton lajmi.net.
Sot, Kurti shumicën e ditës ka qëndruar në qytetin e Mitrovicës së Jugut, duke shkuar nga një lokal në tjetrin.
Këto lëvizje të tij u kritikuan si presion ndaj votuesve./lajmi.net/