Haradinaj ankohet për zgjedhjet në Junik: Shumë persona po marrin pjesë në votim pa qenë banorë të komunës

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një postim në lidhje me procesin zgjedhor në komunën e Junikut. Ai në postimin e bërë është ankuar se shumë qytetarë që s’janë banorë të kësaj komune po votojnë, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin…

Lajme

09/11/2025 17:18

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dal me një postim në lidhje me procesin zgjedhor në komunën e Junikut.

Ai në postimin e bërë është ankuar se shumë qytetarë që s’janë banorë të kësaj komune po votojnë, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Të dhënat tona nga shtabi në Junik, tregojnë se shumë persona po marrin pjesë në procesin e votimit në Junik pa qenë banorë të kësaj komune.
Kujtojmë se një veprim i tillë përbën shkelje të ligjit dhe çdo rast i tillë do t’i përcillet institucioneve përkatëse, përfshirë Prokurorinë, për hetim dhe veprim, ku do të bëjmë padi për secilin person veç e veç.
Ftojmë të gjithë qytetarët që të respektojnë rregullat dhe të kontribuojnë në një proces zgjedhor të drejtë, transparent dhe në përputhje me ligjin./lajmi.net/