“Postone pastaj në fb dhe insta”- Stafi s’lodhen fort, ia qesin Albin Kurtit komplet kërkesën që pati për një video nga Kodra e Trimave

Në profilin zyrtar të kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurtit është postuar një shkrim me një gabim. Stafi i tij kanë harruar ta fshijnë kërkesën që i erdhi nga Kurti para se të postojnë një video nga Kodra e Trimave. “Postone pastaj në fb dhe insta”, thuhet mbi shkrimin që Kurti iu ka dërguar…

Lajme

09/11/2025 16:45

Në profilin zyrtar të kryeministrit në detyrë i Kosovës, Albin Kurtit është postuar një shkrim me një gabim.

Stafi i tij kanë harruar ta fshijnë kërkesën që i erdhi nga Kurti para se të postojnë një video nga Kodra e Trimave.

“Postone pastaj në fb dhe insta”, thuhet mbi shkrimin që Kurti iu ka dërguar stafit ta postojnë.

“Postone pastaj në fb dhe insta: Të dashur qytetarë, këtu nga Kodra e Trimave, në këto orët e fundit të mbetura të kësaj dite të rëndësishme, ju ftoj që të dilni e të votoni”, thuhet në këtë postim. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: