Kica-Xhelili: Një simbol i LDK-së e shashtrisi Xhelalin
Doarsa Kica-Xhelili ka bërë një postim duke kritikaur gjestin e minsitrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ndali dhe e fotografoi pa leje një aktivist të LDK-së, që ne veshjen e tij mbante një llogo të vogël të partisë. Kur aktivisti i LDK-së i kërkoi të mos e fotografonte, Sveçla…
Lajme
Doarsa Kica-Xhelili ka bërë një postim duke kritikaur gjestin e minsitrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili e ndali dhe e fotografoi pa leje një aktivist të LDK-së, që ne veshjen e tij mbante një llogo të vogël të partisë.
Kur aktivisti i LDK-së i kërkoi të mos e fotografonte, Sveçla i ishte përgjigjur me arrogancë “Hajde nalem”, transmeton lajmi.net.
Deputetja e LDK-së tha se një simbol e “shashtrisi” ministrin në detyrë.
Postimi i plotë:
“Hajde nale” Xhelalin se e “shashtrisi” një simbol i LDK-së.
Fatkeqësisht, këta janë të gjithë një kallëp mendimi: arrogant, ndjehen se janë mbi Kushtetutë e mbi ligj, dhe “hajde nali” nëse mundesh, në fjalët e Xhelal deputetit / ministrit ilegjitim.
Ndjenja e tij se ai ekzekuton ligje personalisht dhe nuk i nënshtrohet kurrfarë procedure, duke shkelur ligje tjera vetëm për hir të kapadaillëkut të tij, është FIKS mendësia që përfaqësojnë këta.
TË DOBËT!
Doarsa R. Kica./lajmi.net/