​Qetë e mirë për ditën e zgjedhjeve, qytetarët shpresojnë ndryshime në Prishtinë

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet procesi i votimit për kryetar të komunës së Prishtinës po rrjedhën pa probleme dhe kryesisht i qetë. Sipas burimeve nga komisioni zgjedhor, procesi po rrjedhën sipas rregullave dhe në atmosferë të qetë, raporton KP. Qytetarja Qamile Murtezi shprehet se nuk ka pasur vështirësi gjatë procesit të votimit. “Mirë shumë,…

Lajme

09/11/2025 16:34

Në gjimnazin “Sami Frashëri” në kryeqytet procesi i votimit për kryetar të komunës së Prishtinës po rrjedhën pa probleme dhe kryesisht i qetë.

Sipas burimeve nga komisioni zgjedhor, procesi po rrjedhën sipas rregullave dhe në atmosferë të qetë, raporton KP.

Qytetarja Qamile Murtezi shprehet se nuk ka pasur vështirësi gjatë procesit të votimit.

“Mirë shumë, jo nuk kam pasur vështirësi shumë shpejt ka shkuar shpresoj të keni sukses e le të kryhet kjo punë sepse shumë gjatë ka shkuar… Shpresoj që vota ime të ketë ndryshim”, tha Murtezi.

Edhe qytetari tjetër që ia kishte mësyrë sot kutisë së votimit, Esat Ejupi tha se procesi po kalon pa probleme dhe nuk ka pasur ndonjë ankesë.

“Për mua dy minuta punë pat procesi zgjedhor këta dy minuta ishin shumë shkurtë qartë mirë, nuk pat pa rregullsi. Besoj që po,” tha Ejupi.

Deri në ora 15:00, në gjimnazin “Sami Frashëri” kanë votuar 845 qytetarë.