Ruzhdi Shehu: Qytetarët e Junikut po kërcënohen dhe shantazhohen për të mos votuar, dilni
Kandidati i LDK-së për Kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një reagimi ka thënë se qytetarëve po u bëhet thirrje të mos dalin për të votuar, gjë që sipas tij diçka e tillë po ndodh për herë të parë nga kundrshtarët e tij politik. Ai tha se thirrjet e tilla janë kundër demokracisë, ndërsa i…
Lajme
Kandidati i LDK-së për Kryetar të Junikut, Ruzhdi Shehu përmes një reagimi ka thënë se qytetarëve po u bëhet thirrje të mos dalin për të votuar, gjë që sipas tij diçka e tillë po ndodh për herë të parë nga kundrshtarët e tij politik.
Ai tha se thirrjet e tilla janë kundër demokracisë, ndërsa i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të shfrytëzojnë të drejtën e votës.
Reagimi i plotë:
Të dashur bashkëvendas,
Ju lutem të gjithë junikasve me të drejtë të votës, që të merrni pjesë sot në zgjedhje.
Vota juaj është fuqia që e keni, për të vendosur fatin e Junikut gjatë 4 viteve të ardhshme.
Në Kosovën e pasluftës, është e paprecedentë që një subjekt politik të ju bëj thirrje qytetarëve të mos dalin në zgjedhje, qoftë direkt apo indirekt. Fatkeqësisht kjo ka ndodhur për herë të parë në Junik nga kundërshtarët tanë politik.
Padyshim që thirrjet e tilla (shantazhuese dhe kërcënuese) nuk janë vetëm kundër ligjit por edhe kundër demokracisë. Prandaj, ju lutem të injoroni kërcënimet dhe propagandat e kundërshtarëve politik.
Edhe pak orë kanë mbetur deri në mbylljen e qendrës së votimit. Ju lutem dilni dhe votoni. Vetëm junikasit mund të vendosin për Junikun.
R.Sh.