Bedri Hamza me thirrje: Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën
Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin e të votojnë. Hamza në postimin e bërë ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë dhe të vendosin për fatin e Mitrovicës së Jugut, transmeton lajmi.net. Postimi i plotë: Qytetarë të dashur,Tani kemi hyrë në orët e fundit të…
Lajme
Kryetari aktual i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin e të votojnë.
Hamza në postimin e bërë ka bërë thirrje që qytetarët të votojnë dhe të vendosin për fatin e Mitrovicës së Jugut, transmeton lajmi.net.
Postimi i plotë:
Qytetarë të dashur,
Tani kemi hyrë në orët e fundit të votimit dhe çdo votë e juaja e bën diferencën!
Juve që ende nuk keni votuar, ju ftoj të dilni dhe ta ushtroni të drejtën tuaj për të vendosur për qytetin tonë.
Sa më e madhe pjesëmarrja, aq më i fortë është zëri qytetar dhe përfaqësimi ynë!
Dilni, votoni dhe vendosni për Mitrovicën!/lajmi.net/