Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës e “blindojnë” Shipolin ditën e zgjedhjeve – Gazetari jep detaje
Sot në vend, po zhvillohet balotazhi në 18 komuna, ku qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për të parin e komunës, mirëpo në Shipol të Mitrovicës, ky proces po zhvillohet pak më ndryshe kjo pasi shkolla Fillore “Fazli Grajçevci”, brenda dhe jashtë është “blinduar”, nga njësia speciale. Teksa u raportua se media të ndryshme…
Lajme
Sot në vend, po zhvillohet balotazhi në 18 komuna, ku qytetarët do të kenë mundësinë të votojnë për të parin e komunës, mirëpo në Shipol të Mitrovicës, ky proces po zhvillohet pak më ndryshe kjo pasi shkolla Fillore “Fazli Grajçevci”, brenda dhe jashtë është “blinduar”, nga njësia speciale.
Teksa u raportua se media të ndryshme kanë hasur në pengesa nga drejtoresha e shkollës Fillore, Fazli Grajçevci”, për të marrë pamje nga brenda, një problem të tillë nuk e pati edhe gazetari i lajmi.net, Selim Miftari, i cili tha se pas njoftimit të menaxheres, ka qenë e mundur qasja në këtë shkollë.
“Ne nuk kishim ndonjë problem të tillë sapo u informua menaxherja se jemi të pranishëm na u dha leja për tu futur brenda objektit, ka deklaruar gazetari.
Tutje ai ka bërë të ditur se në këtë qendër të votimit, të drejtë vote kanë mbi 6 mijë e 100 votues, derisa deri më tani e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë rreth 8.88%.
Ndryshe në këtë komunë po zhvillohet garë e zjarrtë mes dy kandidatëve, Arian Tahiri nga PDK dhe Faton Peci nga LVV. /Lajmi.net/
Për më shumë ndiqni videon e plotë: