Konjufca: Formimi i Qeverisë s’varet nga VV, por nga partitë opozitare – pasi e dini që nuk kanë që më shumë se 57 vota

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë. Ai tha se duhet votuar, në mënyrë që, siç u shpreh, qytetarët të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë, raporton lajmi.net Konjufca foli edhe…

Lajme

09/11/2025 12:33

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës, duke u bërë thirrje qytetarëve që të dalin në zgjedhje dhe të kontribuojnë në forcimin e demokracisë.

Ai tha se duhet votuar, në mënyrë që, siç u shpreh, qytetarët të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë, raporton lajmi.net

Konjufca foli edhe për gjasat që ta formojë qeverinë e re me të si kryeministër.

“Nuk e di saktë, me probabilitet e përqindje, sa i kam gjasat të bëhem kryeministër, por unë mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri. Por në fund të fundit, mendoj se kjo nuk varet krejtësisht nga Lëvizja Vetëvendosje. Kësaj radhe, zgjedhjen se do të kemi një qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje, e kanë krejtësisht në dorë partitë që po ju themi opozitare. Është zgjedhja e tyre”.

Ai shtoi se partia e tij tashmë e ka bërë propozimin për mandatarin e qeverisë së re.

“Ne e kemi në dorë për ta propozuar qeverinë, mandatarin e dytë, dhe në këtë rast unë u propozova nga Këshilli i Përgjithshëm dhe kryeministri Kurti. Presidentja më mandatoi, dhe kabineti im do të dalë në seancë kur ne ta vendosim ditën e saktë, e pastaj, nëse do të votohemi apo jo, këtë e kanë në dorë deputetët e partive të tjera, meqenëse ju e dinë që deri më tash nuk kanë qenë më shumë se 56 apo 57 vota”, tha Konjufca para mediave./Lajmi.net/