Vjosa Osmani: Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, të shohim se çka do ndodhë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë. Osmani ka votuar sot bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu. Pas kësaj, Vjosa Osmani u deklarua për media ku tha se sot në balotazh është ditë e rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve sepse qytetarët tanë përfundimisht vendosin jo vetëm…
Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka shfrytëzuar të drejtën e saj për votë. Osmani ka votuar sot bashkë me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu.
Pas kësaj, Vjosa Osmani u deklarua për media ku tha se sot në balotazh është ditë e rëndësishme sa raundi i parë i zgjedhjeve sepse qytetarët tanë përfundimisht vendosin jo vetëm se kush do t’i udhëheqës komunat, por për një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë, për shumë mundësi për komunat ku ata jetojnë.
“Për shkak të rregullsisë në procese e organizojmë zgjedhje të lira e demokratike jam besim plotë se dita e sotëm do të jetë e tillë e do të nxjerrën zgjedhje të lira e demokratike ku secili qytetar do shfrytëzojnë për mundësi më të mira për të gjithë”, tha Osmani, transmeton lajmi.net.
“Ju falënderoj si media që si gjithnjë jeni në krye të detyrës e do t‘i përcillni këto zgjedhje që janë të rëndësishme. Këto janë dy procese komplet të ndara natyrisht se zgjedhjet komunale e lokale në Kosovë nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional në të cilat po kalojmë. Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, e do të shohim në vijim se çfarë do të ndodhë. Çka është me rëndësi është se Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi e respektohet e drejta e qytetarit”, deklaroi Osmani.
Osmani tha se kurdo që do t’i kemi ato zgjedhje është e bindur se do jenë edhe një gurë më shumë në këtë kalanë e demokracisë që kemi ndërtuar përgjatë viteve.
“Jam krenare për qytetarët që janë kontribuuesit kryesor për zhvillimin e demokracisë në vend”./Lajmi.net/