Arbër Ismajli voton: Çdo votë ka peshën e saj
Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka votuar në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”. Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djalin. “Bashkë me bashkëshorten time, Arta Berisha Ismajli, dhe djalin Artin, votuam me zemër plot besim e shpresë për të ardhmen që e duam.…
Lajme
Kandidati për Kryetar të Gjilanit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbër Ismajli, ka votuar në shkollën fillore “Rexhep Elmazi”.
Ai ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe djalin.
“Bashkë me bashkëshorten time, Arta Berisha Ismajli, dhe djalin Artin, votuam me zemër plot besim e shpresë për të ardhmen që e duam. Ky veprim qytetarë përveç që është një e drejtë themelore, është edhe një përgjegjësi që e ndjejmë thellë si qytetarë të këtij vendi që duam ta shohim duke lulëzuar. Votuam me bindje për zhvillim, për dinjitet, për progres dhe për një Gjilan që ecën përpara me punë, me dashni e me bashkim”, ka shkruar ai.
Ismajli i ka ftuar qytetarët e Anamoravës të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar.
“Ftoj secilin prej jush që ende nuk ka votuar, të dalë me krenari dhe ta shfrytëzojë këtë mundësi për të ndikuar në të ardhmen tonë të përbashkët. Çdo votë ka peshën e saj. Është zëri i qytetit tonë që kërkon ndryshim dhe beson në të mirën publike.Le ta dëshmojmë edhe sot kulturën tonë qytetare, me qetësi, respekt dhe dashni për qytetin e Gjilanit”, tha ai.