Përplasje në KQZ për votimin me asistencë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës rreth daljes së qytetarëve për të votuar deri në ora 11:00. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i publikoi listën e votuesve në përqindje, por që u përballë me një pyetje se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk po lejohen të votojnë as me asistencë në…
Lajme
Komisioni Qendror Zgjedhor ka mbajtur mbledhjen e radhës rreth daljes së qytetarëve për të votuar deri në ora 11:00.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi i publikoi listën e votuesve në përqindje, por që u përballë me një pyetje se personat që nuk dinë shkrim dhe lexim nuk po lejohen të votojnë as me asistencë në shkollën “7 Marsi” në Emshir (Kalabri) në Prishtinë.
Radoniqi ka reaguar duke thënë se duhet pasur një leje mjekësor rreth gjendjes së personave në këtë situatë.
“Personat që nuk dinë shkrim dhe lexim kanë të drejtë vote me asistencë, asistenca e tyre mund të shkoj deri te kutia e votimit, por jo të votohet për ta”, tha ai.
“Sipas rregullave tona, personat që kanë nevojë për asistencë, duhet të kenë një dokumentacion mjekësor që dëshmon se ai nuk mund të votojë, ndërsa informata për këtë situatë është dhënë me kohë”, shtoi Radoniqi.
Me të përfunduar fjalimin e tij, Arjanit Elshani nga PDK, anëtar në KQZ ka kërkuar që të sqarohet se si të votojë një 100-vjeçare nga Fushë Kosova, pasi ajo ka nevojë për asistencë.