Konjufca pas votimit, fton qytetarët ta bëjnë të njëjtën: Të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca  ka hedhur votën e tij, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën gjë. Ai tha se duhet votuar, në mënyrë që siç u shpreh, qytetarët të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë. “E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti…

Lajme

09/11/2025 11:55

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca  ka hedhur votën e tij, ndërsa u ka bërë thirrje edhe qytetarëve që ta bëjnë të njëjtën gjë.

Ai tha se duhet votuar, në mënyrë që siç u shpreh, qytetarët të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë.

“E kryem këtë obligim qytetar, më vjen mirë që sot është edhe moti i mirë dhe i ftoj të gjithë qytetarët të Kosovës që ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre në të gjitha komunat ku po mbahet raundi i balotazhit, ta shfrytëzojnë këtë të drejtë të tyre që të bëhet bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë”.

“Deri më tash sa e kam përcjellur këtë proces zgjedhor, gjithçka ka shkuar mirë, uroj që kështu të përmbyllet ky proces zgjedhor, uroj që të mos kemi asnjë problem, asnjë incident gjatë këtyre zgjedhjeve, e kjo më së miri i bën Kosovës”, u shpreh ai.