E rëndë: Shtetasi i huaj gjendet pa shenja jete në Prishtinë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë. Një shtetas i huaj u gjet pa shenja jete në banesën e tij, rreth orës 09:20. Policia ka nisur hetimin lidhur me rastin. “Njësitët relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit,…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Prishtinë.
Një shtetas i huaj u gjet pa shenja jete në banesën e tij, rreth orës 09:20.
Policia ka nisur hetimin lidhur me rastin.
“Njësitët relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Rasti po cilësohet si “Hetim mbi vdekjen”.