Voton kandidati i VV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrullah Çeku
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrullah Ceku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë (balotazh) të zgjedhjeve lokale. Ai ka votuar në Fakultetin Filologjik në kryeqytet, raporton lajmi.net Ceku ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e…
Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Prishtinës, Hajrullah Ceku, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë (balotazh) të zgjedhjeve lokale.
Ai ka votuar në Fakultetin Filologjik në kryeqytet, raporton lajmi.net

Ceku ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zhvillimin e komunës dhe mirëqenien e qytetarëve./Lajmi.net/