Alban Hyseni ushtron të drejtën e votës në shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë (balotazh) të zgjedhjeve lokale. Ai ka votuar në Shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan, raporton lajmi.net Hyseni ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin…
Lajme
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka ushtruar sot të drejtën e tij të votës në rundin e dytë (balotazh) të zgjedhjeve lokale.
Ai ka votuar në Shkollën “Abaz Ajeti” në Gjilan, raporton lajmi.net
Hyseni ka inkurajuar qytetarët që të marrin pjesë në procesin zgjedhor dhe të shprehin vullnetin e tyre përmes votës, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjeve lokale për zhvillimin dhe mirëqenien e komunitetit./Lajmi.net/