Zgjedhje edhe në Shqipëri, votojnë qytetarët e pesë bashkive

Sot në Shqipëri në pesë bashki do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj. Kutive të votimit u drejtohen qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës. Policia atje ka bërë të ditur se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku të cilët kanë marrë në…

Lajme

09/11/2025 07:27

Sot në Shqipëri në pesë bashki do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale, për të zgjedhur kryebashkiakët e rinj.

Kutive të votimit u drejtohen qytetarët e Vlorës, Beratit, Cërrikut, Matit dhe Tepelenës.

Policia atje ka bërë të ditur se ka marrë një plan masash për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, ku të cilët kanë marrë në ruajtje 9 objekte zgjedhore ku janë vendosur komisionet e KZAZ-ve, si edhe 473 objekte që do të shërbejnë si qendra votimi.