Kurti me sjellje të çuditshme në tubimin e Pecit: Nesër kontrolloni a kanë votu hallat dhe tezet

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në tubimin përmbyllës në Mitrovicë të Jugut të kandidatit Faton Peci ka shfaqur sjellje të çuditshme. Ai ka kërkuar nga përkrahësit e partisë së tij që të nesër të kontrollojnë a kanë votuar hallat, tezet, dajtë etj., transmeton lajmi.net. “Në këtë ditë historike, të 9 nëntorit 2025, ju lutem kontrolloni…

Lajme

08/11/2025 18:38

Kryetari i VV-së, Albin Kurti në tubimin përmbyllës në Mitrovicë të Jugut të kandidatit Faton Peci ka shfaqur sjellje të çuditshme.

Ai ka kërkuar nga përkrahësit e partisë së tij që të nesër të kontrollojnë a kanë votuar hallat, tezet, dajtë etj., transmeton lajmi.net.

“Në këtë ditë historike, të 9 nëntorit 2025, ju lutem kontrolloni që të gjithë, a kanë votu krejt hallat, krejt tezet, krejt dajtë, krejt axhallarët, krejt nipat e mbesat, kusherinjët e afërt e të largët, krejt shoqet e shokët, të shkollës fillore e të mesme, kolegët e fakultetit dhe vendit të punës, kojshitë e mahallës së vjetër dhe të kësaj të rejës, krejt duhet të votojnë.”, tha ai fillimisht.

Pastaj, filloj të përmend profesionet e ndryshme, duke kërkuar votën për Pecin.

“I bëjë thirrje secilit, shankistit, kamarierit, berberit, frizerit, muratorit, dentistit, taksisti, shoferi, mekaniku, elektricisti, salduesi, pylltari, zjarrëfikësi, minatori, rrobaqepësi, inkasanti, farkatari, rojtari, kuzhinieri, pastruesi, arkitekti, veterineri, fermeri, kondukteri, banikeri, inxhinieri, skulptori, tregtari, infermieri, bujku, bletari, bukëpjekësi, arsimtari, studenti, profesori dhe çdo profesion bëhuni bashkë e na bëni Faton Pecin kryetar.”, u shpreh ai./lajmi.net/