Qeveria në detyrë vazhdon avazin- mban mbledhje elektronike e merr disa vendime për financa

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime. Sipas njoftimit për media, thuhet se në këtë mbledhje qeveria në detyrë miratoi propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin…

Lajme

07/11/2025 11:53

Qeveria në detyrë e Kosovës ka mbajtur dje mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar disa vendime.

Sipas njoftimit për media, thuhet se në këtë mbledhje qeveria në detyrë miratoi propozimin për të kërkuar nga Presidentja e Kosovës dhënien e autorizimit Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë për “Instrumentin për Reforma dhe Rritje në Ballkanin Perëndimor”, ndërmjet Bashkimit Evropian, që përfaqësohet nga Komisioni Evropian, si huadhënës dhe Kosovës, si huamarrës dhe Bankës Qendrore të Kosovës, si Agjent i huamarrësit.

“Miratuar kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve të transferuara në Buxhetin e Republikës së Kosovës, në Ndërmarrjen Shoqërore “Çeliku” në shumën prej 6,405 euro”,thuhet në njoftimin për media.

Po ashtu në mbledhje është miratuar edhe kërkesa e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve për kursime dhe ndarje, sipas tabelave të bashkëngjitura në aneksin A (Kursimet) dhe në aneksin B./Lajmi.net/