Nura: Nuk besoj se studentët do të bien pre e 100 eurove të Kurtit
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se ndarja e 100 eurove si shtesa për studentët nga Qeveria në detyrë është veprim i pandershëm dhe sipas tij u bë për vota. Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai mbrëmë ka theksuar se më mirë do të ishte të përmirësohen kushtet në fakultetet e studentëve. “Duke…
Lajme
Deputeti i PDK-së, Jakup Nura, ka thënë se ndarja e 100 eurove si shtesa për studentët nga Qeveria në detyrë është veprim i pandershëm dhe sipas tij u bë për vota.
Në Edicionin Special në Klan Kosova, ai mbrëmë ka theksuar se më mirë do të ishte të përmirësohen kushtet në fakultetet e studentëve.
“Duke e pasur parasysh se studentët janë pjesa më e ngritur e shoqërisë, nuk besoj se do të bien pre e këtyre 100 eurove. Unë mendoj se shumë më e ndershme do të ishte që studentëve t’u rregullohen kushtet në fakultete”, deklaroi Nura.