Tahiri i PDK-së është i bindur se do të fitojë në Mitrovicë

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se do të fitojë në qytetin e Mitrovicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor. Sipas tij, mbështetja dhe forca i vijnë nga qytetarët e Mitrovicës, veçanërisht nga familjet e ndershme të këtij qyteti, dhe për këtë arsye ai beson se…

Lajme

07/11/2025 08:28

Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, ka deklaruar se do të fitojë në qytetin e Mitrovicës në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor.

Sipas tij, mbështetja dhe forca i vijnë nga qytetarët e Mitrovicës, veçanërisht nga familjet e ndershme të këtij qyteti, dhe për këtë arsye ai beson se do të triumfojë falë entuziazmit të tyre.

“Garën e bëj me njerëz të mirë të Mitrovicës. Që nga dita e parë kam ecur rrugëve e rrugicave të qytetit, në secilën shtëpi, në secilin biznes, me njerëz të mirë dhe të ndershëm. Jam i bindur se do të fitoj”, u shpreh Tahiri mbrëmë në emisionin “Rubikon” .

Ndër të tjera, Tahiri tha se ndien presion qeveritar për të ndikuar në vullnetin e qytetarëve.