Peci vazhdon avazin: Tashmë kanë dal në sipërfaqe skemat e organizuara kriminale – do të fitoj të dielën

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, është shprehur i bindur se më 9 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune. Kështu ka deklaruar ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, duke shtuar se kjo bindje buron nga fakti se, sipas tij, së fundmi ka dalë në…

Lajme

06/11/2025 18:50

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, është shprehur i bindur se më 9 nëntor do të dalë fitues i zgjedhjeve për të parin e kësaj komune.

Kështu ka deklaruar ai në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, duke shtuar se kjo bindje buron nga fakti se, sipas tij, së fundmi ka dalë në sipërfaqe një skemë e organizuar kriminale që, siç thotë ai, ishte orkestruar kundër tij.

“Jam i bindur që do të fitoj të dielën, për shkak se tashmë ka dalë në sipërfaqe skema e organizuar kriminale, që ka qenë e orkestruar kundër meje. Kështu që jam i bindur që qytetarët përfundimisht, edhe ata që kanë qenë në dilema, edhe ata që kanë abstenuar, edhe një numër i madh i tyre që kanë pasur orientim të madh pro kandidatit të Vetëvendosjes”, u shpreh Peci.