Deputeti Asllani konfirmon se do ta votoj Glauk Konjufcën për Kryeministër
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka caktuar atë ai mandatar për Kryeministër. Në lidhje me këtë zhvillim, deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar për Front Online se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për…
Lajme
Presidentja Vjosa Osmani ka mandatuar deputetin Glauk Konjufca për formimin e Qeverisë së Kosovës, pasi Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje e ka caktuar atë ai mandatar për Kryeministër.
Në lidhje me këtë zhvillim, deputeti nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Artan Asllani ka deklaruar për Front Online se do ta mbështesë Glauk Konjufcën për Kryeministër.
Ai poashtu tha se ka pasur takime me të, dhe se Kosovës i duhet formimi i Qeverisë sa më shpejt.
“Po do ta mbështesë. Kemi pas takime jo vetëm pasi që është nominuar për Kryeministër, por kemi pas takime, kemi pas kontakte, unë besoj qe Kosovës i duhet një Qeveri sa më shpejt me i formu institucionet dhe ne duhet me reflektu”, tha ai