Njëri nga dy kandidatët u tërhoq nga gara, KQZ tregon se votimi mbahet edhe në Kllokot

Deklarat e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. “Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj…

Lajme

06/11/2025 10:27

Deklarat e kandidatatit për kryetar të komunës së Kllokotit, Sreçko Spasiç nga Nisma Qytetare “Srpska Narodna Sloga / Uniteti Kombëtar Serb” ku njofton se i është bashkuar Listës Serbe dhe nuk do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve, s’ka pasur kurrfarë peshe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Njëkohësisht, unë, Sreqko Spasiq, dëshiroj të njoftoj opinionin publik dhe të gjithë qytetarët e komunës së Kllokotit se tërhiqem nga gara zgjedhore dhe nuk do të marr pjesë në rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit që do të mbahet më 9 nëntor. Me gjithë forcën dhe energjinë time, së bashku me anëtarët e deritanishëm të ‘Unitetit Kombëtar Serb’, e tashmë anëtarë të Listës Serbe, do të përkushtohemi për fitoren e Listës Serbe”, u tha në njoftimin e datës 3 nëntor.

Teksa kjo tërheqje e kandidatit, Spasiq, nga gara zgjedhore nuk do të ndikojë në zhvillimin e raundit të dytë në këtë komunë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të hapë vendvotimet në këtë komunë më 9 nëntor për të mundësuar votimin e qytetarëve me të drejtë vote.

Fletëvotimi për komunën e Kllokotit është shtypur nga KQZ dhe do të shpërndahet në vendvotimet e kësaj komune, ashtu siç do të veprohet edhe me fletëvotimet e 17 komunave të tjera ku do të mbahet balotazhi më 9 nëntor.

Fletëvotimi si më poshtë:

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, Valmir Elezi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i cili tha se tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë nuk ndikon në mbajtjen e procesit të votimit.

“Tërheqja e një kandidati nga procesi zgjedhor në këtë fazë, nuk ndikon në mbajtjen e garës zgjedhore. Sipas procedurave dhe afateve të vendosura nga KQZ, afati i fundit për tërheqjen e kandidatëve nga gara zgjedhore ishte data 2 shtator 2025. Rrethi i dytë i zgjedhjeve për kryetar të komunës së Kllokotit vazhdon me emrat e 2 kadidatëve që kanë fituar më së shumti vota në raundin e parë”, tha Elezi për lajmi.net.

Ndryshe nga nëntë komuna ku Lista serbe, fitoi pa balotazh, Kllokoti është komuna e vetme e cila do të shkoj në edhe një herë në rivotim.

Nga raundi i parë në Kllokot, Bozhidar Dejanoviq i Listës Serbe fitoi 893 vota ose 41.38%, ndërsa Sreçko Spasiç mori 674 vota ose 31.23%. /Lajmi.net/