Policia shqiptoi mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale. Policia njofton po ashtu se janë arrestuar 29 persona, ndërkaq 11 të tjerë…

Lajme

06/11/2025 10:03

Policia e Kosovës, ka njoftuar se për 24 orë, ka shqiptuar mbi 2 mijë gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

Policia njofton po ashtu se janë arrestuar 29 persona, ndërkaq 11 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 3 persona u dërguan në vuajtje të dënimit. /Lajmi.net/