Gjashtë raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë. Rastet janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Malishevë, Gjakovë dhe Skënderaj. Rastet e raportuara: Graqanicë  05.11.2025 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje verbale me babanë e tij. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti…

Lajme

06/11/2025 09:53

Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24 orëve të fundit në Kosovë.

Rastet janë raportuar në Graçanicë, Prishtinë, Malishevë, Gjakovë dhe Skënderaj.

Rastet e raportuara:

Graqanicë  05.11.2025 – 09:20. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se kishte pas një mosmarrëveshje verbale me babanë e tij. Pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.

Prishtinë  29.10.2025 – 21:00. Është raportuar se viktima femër kosovare së bashku me vajzën e saj të mitur ka pësuar dhunë nga bashkëshorti i saj. Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, i dyshuari është kërkuar. por ende nuk është siguruar prezenca e tij.

Prishtinë  03.11.2025 – 12:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i kishte dërguar mesazhe kërcënuese ish bashkëshortes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.  

Malishevë  04.11.2025 – NN. Gjatë një vizite mjekësore, te një femër kosovare janë vërejte disa hematoma të lehta. Viktima ka refuzuar të deklarohet për ndonjë problem dhe sipas saj nuk ka telashe me askënd. Me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e cila procedohet në procedurë të rregullt.

Gjakovë 05.11.2025-22:30.  Është raportuar se viktimës femër kosovare, bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit i ka shkaktuar dhunë  psikike. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Skenderaj 04.11.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me 5 fishekë me të cilën armë viktima ka deklaruar se ishte kanosë nga i dyshuari para disa viteve. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/