Shefja e stafit të Presidencës e “sulmon” Isa Mustafën, thotë se kishte devijuar nga parimet dhe shkeli interesat e Kosovës
Shefja e stafit të Presidencës së Kosovës, Learta Hollaj ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafën i cili tha dje se Osmani e ka shitur tradhtinë ndaj partisë si vlerë. Përmes një postimi në Facebook, Hollaj ka thënë se këto ofendime dhe sulme të Mustafës, janë shpërthim i hidhur i një njeriu…
Lajme
Shefja e stafit të Presidencës së Kosovës, Learta Hollaj ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafën i cili tha dje se Osmani e ka shitur tradhtinë ndaj partisë si vlerë.
Përmes një postimi në Facebook, Hollaj ka thënë se këto ofendime dhe sulme të Mustafës, janë shpërthim i hidhur i një njeriu të cilit ajo thotë fatmirësisht i ka perënduar koha në politik, por që sipas saj nuk po gjen dot qetësi për ta pranuar këtë realitet.
“Në vend që të heshtë dhe të reflektojë për dështimet e veta politike çmimin e të cilave akoma e paguan Kosova, për mënyrën se si e zhbëri besimin e qytetarëve dhe e ktheu partinë e tij në një hije të vetvetes, ai zgjedh të sulmojë një lidere që në çdo hap e ka mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe dinjitetin e Kosovës. Kur flet Isa Mustafa për “tradhti”, kujtesa kolektive e qytetarëve kthehet tek marrëveshjet e errëta të vitit 2014, tek pazaret e pushtetit që u bënë pas shpine dhe në kundërshtim me vullnetin e votuesve e tek marrëveshjet e dëmshme me Serbinë cilat në çdo dispozitë përmbanin shkelje kushtetuese”, ka shkruar Hollaj në Facebook.
Ajo ka thënë se Presidentja ishte deputete me integritet dhe guxim politik, dhe sipas saj ka refuzuar të bëhej pjesë e një tradhtie ndaj parimeve demokratike. Ajo thotë se veprimi i Osmanit ishte besnikëri ndaj Kosovës, ndaj qytetarëve dhe ndaj ndërgjegjes dhe të drejtës.
“Nuk është tradhti të mos u bindesh verbërisht liderëve si Mustafa që devijojnë nga parimet dhe shkelin interesat e Kosovës. Është akt guximi. Është thelbi i demokracisë që Presidentja Osmani e mbron me konsistencë. Deputeti nuk është robot i komanduar, por përfaqësues i popullit, i ndërgjegjes dhe i ligjit. Këtë e sanksionon edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e jo ndonjë “rregull” i politkbërjes joparimore që Isa Mustafa do ta rikthejë për ta kontrolluar politikën si dikur. Në fund, më mirë të jesh “tradhtare” e marrëveshjeve të pista që e kanë dëmtuar vendin, sesa simbol i politikës së nënshtrimit, heshtjes dhe humbjeve. Koha e burrave që mendojnë se populli u detyrohet atyre ka perënduar. Sot flasin veprat, besimi qytetar dhe vlerat që përfaqëson Presidentja e vendit. Këto janë shumëfish më të fuqishme se mllefi i një ish-politikani që e ka humbur rrugën në mes historisë dhe harresës”, ka thënë Hollaj.
Mustafa ka komentuar deklaratën e Osmanit në një konferencë për media, e cila tha se edhe deputetë të tjerë mund të votojnë jashtë vendimit të partisë siç kishte votuar ajo kur ishte zgjedhur kryeministër Isa Mustafa.
“Po lexoj deklaratat e partive tjera se deputetët e tyre nuk votojnë një qeveri të VV-së. Edhe deklarimin e Presidentes se deputetët duhet të ndjekin shembullin e saj – të shkelin qëndrimet e partive të tyre. Por tani shihet qartë se ata që kanë ndjekur interesat e veta , si Vjosa Osmani, dhe i janë bashkëngjitur VV-së nuk i kanë bërë mirë këtij vendi dhe as jetës politike. Vetes i siguruan pozita të larta por e sollën vendin në izolim dhe nën sanksione të BE-së dhe SHBA-ve. Kosova përjetoi emigrimin më të madh dhe zvogëlimin e popullsisë”, shtoi ai. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i Hollajt: