Brahimaj: Glauk Konjufca nuk i siguron 61 vota, Osmani gaboi me mandatimin

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka deklaruar se mandatari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca nuk do t’i siguron votat për kryeministër të vendit. Sipas tij, Konjufca mund t’i merr 57 vota, një votë më shumë se Kurti, por asessi 61 vota. Derisa, ai ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin duke thënë se ka…

Lajme

05/11/2025 18:22

Deputeti i AAK-së, Lahi Brahimaj ka deklaruar se mandatari për kryeministër të Kosovës, Glauk Konjufca nuk do t’i siguron votat për kryeministër të vendit.

Sipas tij, Konjufca mund t’i merr 57 vota, një votë më shumë se Kurti, por asessi 61 vota.

Derisa, ai ka kritikuar presidenten e vendit, Vjosa Osmanin duke thënë se ka mandatuar Konjufcën, pa u siguruar paraprakisht se i njëjti i ka 61 vota të sigurta në Kuvend.

Tutje, ai ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj partie se nuk do ta votojnë kandidatin e LVV-së, Glauk Konjufcën për kryeministër.

“Kjo është për të bllokuar më shumë situatën, që nga dita e parë e deri më sot Kurti ka gjetur forma e modalitete si me e pengua e me vonua për me dal nga kjo situatë, edhe kjo është një lloj triki i Kurtit që unë po provoj, por opozita nuk po i jep votat, kështu që Aleanca dhe partitë e tjera opozitare nuk kanë votë për Glauk Konjufcën, ka mundësi që Glauku do t’i merr 57 vota një votë më shumë se deputeti Kurti, por assesi 61 vota. Mendoj që presidentja ka bërë një gabim që e ka mandatuar pa e dëshmuar se i ka 61 vota, nuk ka asnjë votë nga aleanca. Kështu që ai është i interesuar me menaxhuar me buxhetin e vitit 2026, pa pasur një parlament, pa i dhënë llogari askujt deri në pafundësi, zgjedhja më e mirë për Kosovën është me shkua në zgjedhje sa më parë”, deklaroi Brahimaj në Tëvë1.